Izraeli kryen sulme ajrore ndaj 300 “shënjestrave” në Liban
Ushtria izraelite njoftoi se që nga mëngjesi janë kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 300 “shënjestrave” në jug dhe në lindje të Libanit, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmet ajrore që kreu në jug dhe lindje të Libanit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi miratoi sulmet ndaj “objektivave të Hezbollahut” në Liban.
Thuhet se më shumë se 300 “shënjestra” janë goditur në jug dhe lindje të Libanit që nga mëngjesi.
Në pamjet në mediat sociale shihet tymi që ngrihet nga shumë zona në jug dhe lindje të Libanit për shkak të sulmeve ajrore.
Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur dy sulme ajrore të veçanta në Liban. Raportohet se disa rajone në jug dhe lindje të Libanit janë shënjestruar në sulme.