Izetbegoviq i dhuron kompletin e librave të botuar nga “Logos-A” kryeministrit Kurti

Izetbegoviq i dhuron kompletin e librave të botuar nga “Logos-A” kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëdhënia mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH) bazohet në njerëzit dhe vlerat që ata ndajnë dhe tha se dy vendet ndajnë një histori dhe kanë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Duke kujtuar se samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor është dashur të mbahet ditët e fundit në Neum, por se takimi është anuluar, Kurti tha se nuk ka mundur të anulojë vizitën e planifikuar në Sarajevë.

Ai fitoi simpatinë e të pranishmëve duke kërkuar falje për gabimet në fjalimin e tij në gjuhën boshnjake dhe me anekdotën se gjuhën serbo-kroate e mësoi në shkollën fillore nga një mësues malazez, shkruan AA.

Kurti filloi fjalimin e tij me një citim të Alija Izetbegoviqit, për të cilin tha se ishte një politikan i madh, shkrimtar, filozof, i burgosur politik dhe presidenti i parë i BeH-së së pavarur. Bëhet fjalë për një citat në të cilin Izetbegoviq, në vitin 1992, tre muaj pas fillimit të luftës në BeH, në Helsinki tha se Bosnja nuk u krijua pas shpërbërjes së Jugosllavisë, por se ajo ekzistonte gjashtë shekuj më parë.

Ndërkohë, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Bakir Izetbegoviq, e takoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, si dhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sigurisë.
Në këtë kontekst, Izetbegoviq përshëndeti vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës që udhëtojnë në Kosovë, i cili, siç u theksua, do të kontribuojë dukshëm në forcimin e bashkëpunimit.

Ajo që ra në sy në fund të takimit ishte se Bakiri, i biri i të ndjerit Alija Izetbegoviq, i dhuroi kompletin e librave të babait të tij që është botuar nga shtëpia e mirënjohur mbarëshqiptare “Logos – A”, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

MARKETING