Izet Mexhiti: Pollogun e humbëm për shkak të Artan Grubit

Izet Mexhiti: Pollogun e humbëm për shkak të Artan Grubit

Grupi i ashtuquajtur i “Zjarrit” nga BDI sonte ka realizuar takim me banorët e Treboshit të Tetovës, transmeton SHENJA.

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se Pollogu u humb tërësisht nga BDI-ja për shkak të frymës artaniste të cilët e krijoi zëvendëskryeministri i pare, Artan Grubi mes ministrave dhe aktivistave.

“Pollogun e humbëm gati tërësisht, me Artanin dhe Artanat, që ka krijuar frymën artaniste mes ministrave dhe aktivistët, dhe sillen me ne më keq se me opozitën. Shqiptarët kanë pozita si asnjëherë më parë, me kryetar parlamenti,e gjysmën e ministrave, me 80 përqind të resoreve ekonomike, ndërsa efekt nuk ka. Neve edhe kur kemi qenë në qeveri nacionaliste, kemi punësuar 500, 600 të rinj, kemi parandaluar ikjen e të rinjve, investime nuk ka, asnjë iniciativë nuk ndërmerr Artan Grubi drejt decentralizimit, drejt përforcimit të gjuhës shqipe, nuk dënohen institucionet që nuk e zbatojnë atë. Investime kapitale nuk ka, rrugë nuk ka në vendbanime shqiptare. Flet për korridorin 8-të, ndërsa Shkup-Bllacë dy kilometra nuk janë bërë”, u shpreh Mexhiti.

MARKETING