Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

Interi është zyrtarisht kampion i Italisë për herë të 21-të në historinë e saj. Ashtu siç pritej, ndaj Parmës nuk pati surpriza (fitore 2-1) dhe tashmë skuadra e Chivu-s mund të festojë lirisht.

MARKETING

Description of image

Inter “kurorëzon” një sezon që mund të konsiderohet pozitiv, pasi përveç kampionatit, janë në garë edhe në Kupë, ku në finale do përballet me Lazion. E veçanta për Interin në triumfin e kampionatit këtë herë është se kthehet ta festojë këtë titull në San Siro pas plot 37 vitesh. Hera e fundit kur fituan matematikisht titullin në shtëpi daton në 28 maj të 1989, periudhë kur suksesi 2-1 ndaj Napolit iu dha zyrtarisht titullin e 13 zikaltër.

Vlen të theksohet se sipas të gjitha gjasave, festa e titullit do mbahet në fundjavën e 16-17 majit, pas sfidës me Veronën. Kujtojmë që Interi, 3 javë nga fundi, ka grumbulluar 82 pikë.

MARKETING