Intensitet i shtuar i komunikacionit jashtë zonave urbane, pa vonesa më të gjata në kufij
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata me intensitet të shtuar në rrugët jashtë zonave urbane. Nuk ka vonesa më të gjata në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.
Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalistikës së vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

