Incidenti në Çair, të lënduarit në gjendje stabile

Një person i moshës së mitur dhe dy persona të moshës madhore janë përfshirë në një mosmarrëveshje nga ku më pas kanë përdorur edhe thika.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mosmarrveshja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Cvetan Dimov dhe Xhon Kenedi.
Nga policia kanë njoftuar mes tjerash se në këtë mosmarrëveshje është përfshirë një 14 vjeçarë, F.S. 18 vjeçarë dhe R.S 57 vjeçarë.
Sipas informacioneve të lënduarit në incidentin me thika në Çair janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.