Ilire Dauti sfidon shumicën: Nëse keni mbi 80 deputetë, t’i bëjmë edhe ndryshimet kushtetuese

Ilire Dauti sfidon shumicën: Nëse keni mbi 80 deputetë, t’i bëjmë edhe ndryshimet kushtetuese

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në një postim në facebook ka sfiduar shumicën, duke i ftuar që t’i votojnë edhe ndryshimet kushtetuese nëse mendojnë se vërtetë kanë dy të tretat e votave në Kuvend.

“Shumë mirë, meqë paska mbi 80 deputetë, seanca e rradhës duhet te jetë ajo e ndryshimeve kushtetuese.

Do jenë + votat e Aleancës për Shqiptarët (Ziadin Sela, Elmi Aziri, Ilir Demiri, Ilire Dauti)”, ka shkruar Dauti.

Kujtojmë që mbrëmë deputetët e ASH-së të cilët janë pjesë e Frontit Europian nuk votuan ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive. Nga ASH bëjnë me dije se nuk ka përçarje brenda Frontit Europian, por ata vetëm nuk do të votojnë ndryshimet e propozuara. /SHENJA/

MARKETING