Igli Tare në bisedime me Totenhemin dhe Çellsin

Igli Tare në bisedime me Totenhemin dhe Çellsin

Pas largimit nga Lacio, Igli Tare po vijon me një periudhë pushimi në karrierën e tij. Një nga drejtorët sportivë kryesorë në vitet e fundit në Serinë A, është në bisedime me dy klube angleze, për një rikthim në ligën më të fortë në botë.
Tare për momentin është duke biseduar me pronarët e Totenhemit dhe Çelsit. Totenhemi afroi pak kohë më parë Johan Lanxh për të zëvendësuar Fabio Paraticin që u pezullua për dy vite e gjysmë nga FIFA.

Pavarësisht këtyre, dëshira e Igli Tares është që të qëndrojë në Itali, por në mungesë të një piste konkrete, alternativa mund të jetë edhe Premier Liga.

MARKETING