Identifikohen dhe arrestohen 12 tifozë, si pjesëmarrës… në “betejën” e Trabzonit

Identifikohen dhe arrestohen 12 tifozë, si pjesëmarrës… në “betejën” e Trabzonit

Incidentet e së dielës pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes (2-3), me pushtimin e fushës nga tifozët dhe sulmi ndaj futbollistëve në Trabzon, çuan në arrestimin e 12 personave, njoftoi këtë të hënë ministri i brendshëm turk.

“12 persona u identifikuan, si të përfshirë në incidentet e ndodhura pas ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahçe dhe u ndaluan”, saktësoi Ali Yerlikaya në rrjetin social X.
Incidenti ndodhi pas fishkëllimës së fundit në stadiumin e Trabzonspor, me një tifoz që u drejtua drejt lojtarëve të skuadrës vendase të mundur për t’i sulmuar, ndërsa të tjerët e ndiqnin dhe nisën përplasjet mes dy palëve.

Imazhet tregojnë grushta të shkëmbyera, një tifoz që kërcënon një lojtar me një flamur nga këndi, portieri i Fenerbahçes, Livakovic, që goditet me grusht në fytyrë dhe Batshuayi që shkel një tifoz, ndër të tjera.

“Dhunë absolutisht e papranueshme, që nuk ka vend në sportin turk, në fushë apo jashtë saj”,- ka reaguar sot presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Instagram.

Kreu i futbollit botëror shtoi se siguria është një pasuri që duhet ta kenë të gjithë lojtarët në praktikën e tyre dhe u bëri thirrje autoriteteve që të sigurojnë që kjo të respektohet në të gjitha nivelet.

“Luftë që autorët e ngjarjeve tronditëse në Trabzon, të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”,- shtoi Infantino.

Në informacionin e dhënë sot, ministri turk tha gjithashtu, se përveç 12 të arrestuarve të përfshirë në ngjarje, në pranga policore ndodhen edhe pesë persona të tjerë, për shkak të nxitjes së dhunës në rrjetet sociale.

 

MARKETING