Hoxha: Po punojmë që të harmonizojme ligjet për mbrojtjen e mjedisit me standardet evropiane
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” tha se po punohet për harmonizimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit me standardet e Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se vendi është në proces të vazhdueshëm përafrimi me direktivat e BE-së në fushën e mjedisit dhe se masat që po ndërmerren kanë për qëllim përmbushjen e këtyre standardeve.
“Jemi në vazhdimësi në harmonizim me legjislaturën evropiane, pra me direktivën e Bashkimit Europian për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe në vazhdimësi marrim masat që janë në pajtueshmëri me standardet evropiane. Pikërisht edhe ata që e theksova më herët që ka të bëjë me ndotjen dhe masat të cilat ndërrmerren kanë të bëjnë me standardet evropiane në pjesën e ambientit jetësor”, deklaroi Hoxha. /SHENJA/

