Hoxha: Dimitrievski i qortoi vazalët e VLEN-it
Për këtë ka reaguar kryetari i PDE, Arjanit Hoxha, i cili thekson se “Maksim Dimitrievski i ‘qortoi’ vazalët e tij të VLEN se nuk guxojnë të përdorin flamurin shqiptar në zyrat e Qeverisë”.
Ja shkrimi i plotë i Hoxhës:
Se kjo shumicë qeverisëse funksionon mbi bazën e vazalitetit të humbësve te blloku shqiptar ndaj shefave të tyre të VMRO-ZNAM dëshmon edhe deklarata e Maksim Dimitrievskit i cili “qortoi” vazalët e tij të VLEN se nuk guxojnë të përdorin flamurin shqiptar në zyrat e Qeverisë.
Këtë postim nuk e kam për të dëshmuar se sa të dobët janë vazalët e VLEN por për të pyetur partnerin e tyre të koalicionit Maksim Dimitrievski, se si ka mundësi që mos i pengon flamuri i Jugosllavisë që nuk egiziston më dhe i pengon flamuri shqiptar i cili është i rregulluar edhe me ligj për përdorimin në kuadër të Maqedonisë së Veriut?
A duhet ende dëshmi se kjo shumicë ka gjetur partner të dëgjueshëm te shqiptarët që po i ndryshojnë edhe kahjen e orientimit strategjik të vendit, kur kjo u dëshua edhe dje ku gjitha forcat pro perëndimore votun pro rezolutës së Lituanisë kundër ligjeve anti-demokratike të miratuara nga shteti i Gjorgjisë, ndërsa për herë të parë Maqedonia e Veriut rradhitet me votën kundër së bashku me Serbinë!