HISTORIKE, Voska Sport siguron Ligën e Parë
Skuadra e Voska Sport nga Ohri ka shkruar historinë. Ata edhe zyrtarishtë nga sezoni i ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Parë.
Me barazimin e sotëm (2-2) në derbin e Ohrit, klubi shqiptar ka siguruar plasmanin në elitën e futbollit, dy xhiro para përfundimit të kampioatit të Ligës së dytë.
Gostivari shënoi fitore si mysafir ndaj Detonit me rezultat 0-2 dhe tani ka 5 pikë më shumë se Vardari dhe i duhet një pikë në dy ndeshjet e fubdit për të siguruar plasmanin në ligën e Parë.
Në ndeshjet tjera të javës së 2-të, Arsimi barazoi pa gola me Slloga Vinica në fushë te vet, Besa shënoi fitore të thellë prej 0-4 kundër Borecit në Veles, ndërsa Kozhuvi mundi Bellasicën 4-2. Pelisteri mposhti Pehcevën 2-1 dhe Karaormani-Sasa 1-2.