Hazard ndalon sërish? I nënshtrohet testeve për dëmtimin e pestë brenda këtij sezoni

Eden Hazard nuk do të jetë në ndeshjen e kësaj të marte të Real Madrid ndaj Gironas, për shkak të një dëmtimi që mori në kyçin e këmbës në stërvitje.

Hazard do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të martën, nesër, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Belgu ka marrë pjesë vetëm në nëntë ndeshje këtë sezon dhe ky është lëndimi i pestë që ka pësuar në këtë edicion.

MARKETING