Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.

Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.

“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj

Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën të dielën zgjedhjet për pushtetin vendor.

MARKETING