Grubi takoi presidenten Osmani: Bashkë duhet të përshpejtojmë hapin drejt Europës

Grubi takoi presidenten Osmani: Bashkë duhet të përshpejtojmë hapin drejt Europës

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, s’bashku me kryeministrin Kovaçevski kanë pritur me nderimet më të larta në takim, presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Sadriu Osmani.

Grubi ka potencuar se në çastet vendimtare për të ardhmen europiane të dy vendeve, është më se e rëndësishme të përforcojmë bashkëpunimin dhe të konsolidojmë veprimet në rrugën e realizimit të reformave.

Statusi i plotë:

Me nderime të larta shtetërore në Kuvend dhe në Qeveri i uruam sot mirëseardhje në vendin tonë, Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Në çastet vendimtare për të ardhmen europiane të vendeve tona është më se e rëndësishme të përforcojmë bashkëpunimin dhe të konsolidojmë veprimet në rrugën e realizimit të reformave.
Shprehëm qëndrimin dhe mbështetjen tonë ndaj tejkalimit me sukses përmes dialogut dhe parimit të njohjes së ndërsjelltë të kontestit mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç Republika e Kosovës përkrah procesin tonë të dialogut me Republikën e Bullgarisë dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Bashkë duhet të përshpejtojmë hapin drejt Europës!

MARKETING