Grubi: Erdhi dita e shumëpritur, ditë historike për Korridorin 8

Grubi: Erdhi dita e shumëpritur, ditë historike për Korridorin 8

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, ka shkruar se sot është ditë e madhe sepse siç thotë në Komitetin Drejtues dhe më vonë edhe në Qeveri do ta shqyrtojmë raportin e konsulentit mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8.

Grubi më tej thotë se erdhi edhe dita e shumëpritur.

Reagimi i plotë:

”Ditë e madhe na pret sot në Komitetin Drejtues dhe më vonë edhe në Qeveri ku do ta shqyrtojmë raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8 dhe 10-D si dhe propozim kontratën për miratim dhe nënshkrim. Erdhi edhe dita e shumëpritur” – shkruan Grubi.

MARKETING