Granit Xhaka: Para tre vjetësh e preka fundin, tash jam lider dhe në majë
Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti i vitit në Zvicër.
Mesfushori kosovar e kurorëzoi kështu një vit fantastik, të cilin e kaloi.
Ai ndihet i lumtur për këtë vlerësim, ndërsa i falënderoi të gjithë atë që e ndihmuan të arrinte deri këtu
Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Zvicër.
Mesfushori kosovar u nderua në “Natën e Futbollit të Zvicër”, që u mbajt mbrëmë në Casino Bern.
30-vjeçari u shpërblye kështu nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe nga Liga Zvicerane e futbollit për vitin fantastik që e kaloi.
Përfaqësuesi zviceran në këtë garë i mposhti shokët e skuadrës, Yann Sommer dhe Manuel Akanji.
Futbollisti i Arsenalit u shpreh i lumtur që u zgjodh më i miri i vitit.
Në vitin që shkoi, ai shkëlqeu me Arsenalin dhe me Kombëtaren e Zvicrës në Botërorin e Katarit.
“Jam mjaft krenar për këtë çmim. Ju falënderoj të gjithëve. E falënderoj trajnerin, familjen dhe të gjithë ata që besuan tek unë. Tri vjet me parë e preka fundin në Arsenal dhe tash jam atje si lider dhe në majë të tabelës. Çmimi do të thotë shumë për mua”, ka thënë kapiteni i “Helvetikëve”.
Ai synon ta fitojë titullin e kampionit me Arsenalin dhe ta kurorëzojë kështu një sezon fantastik që po e kalon me “Topçinjtë”, shkruan “Gazeta Express”.
Xhaka u shpall futbollisti i vitit në Zvicër për herë të dytë.
Herën e parë këtë ndjenjë e kishte përjetuar në vitin 2017.
Xhaka ka marrë urime të shumta nga personalitete të ndryshme.