Golden State në krizë, Lakersat rikthehen te fitorja

Golden State në krizë, Lakersat rikthehen te fitorja

Vijon sezoni me luhatje i Lakersave, që ndeshjen e fundit e fituan me rezultat 112-105 ndaj Oklahomës. Dyshja Davis-James realizoi 52 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Bostoni kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 105-96 në fushën e Torontos. Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë. Mes pretendentëve në Lindje është edhe Philadelphias, që mundi me shifrat 124-115 Houstonin. Ndeshje fantastike e Joel Embiid, autor i 41 pikëve dhe 10 rebound.
Tjetër humbje për Golden State, që u mund me shifrat 116-107 nga Memphisi. Curry realizoi 26 pikë, por që s’mjaftuan para kolektivitetit të Memphis. Skuadra e Dallasit, falë 42 pikëve të Irving dhe 41 të Hardaway, mposhti me rezultat 125-120 New Orleans, një dyshe që shkëlqeu në fushë.

Fiton edhe Clevelandi, që mposhti me rezultat 109-91 Chicagon, ndeshje ku u dallua Mitchell me 32 pikë. Utah Jazz mundi me shifrat 132-105 Indianan, ku protagonistë ishin Markkanen me 32 pikë e Sexton me 30.
Rezultatet

Philadelphia – Houston 124-115
Dallas – New Orleans 125-120
New York – Orlando 94-98
Washington – Detroit 117-129
Atlanta – San Antonio 109-99
Memphis – Golden State 116-107
Cleveland – Chicago 109-91
Brooklyn – Miami 95-96
Toronto – Boston 96-105
Utah Jazz – Indiana 132-105
Lakers – Oklahoma 112-105

MARKETING