Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Iseni: Shqiptarët e morën si gjykim të një pjese të historisë së tyre

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Iseni: Shqiptarët e morën si gjykim të një pjese të historisë së tyre

Analisti Xhenur Iseni në emisionin Debat në Shenja, ka komentuar reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se pavarësisht nëse ka pasur elemente partiake në protesta, çështja duhet parë përtej linjave politike.

MARKETING

Shik.mk

Sipas Isenit, reagimi i shqiptarëve lidhet edhe me perceptimin se në Hagë nuk po gjykohen vetëm individë, por një pjesë e historisë së tyre.

“Edhe në qoftë se ka pasur elemente (partizimi), kur e dimë se për çfarë protestë bëhet fjalë, duhet të dilet përtej linjave partiake, sepse shqiptarët e morën që po gjykohet një pjesë të historisë së tyre, e jo si dënim individual”, deklaroi Iseni.

Duke folur për reagimet që pasuan vendimin, ai tha se kjo ka ndikuar në mobilizimin e qytetarëve dhe në organizimin e protestave.

“Për atë edhe pati një zgjim të madh, protesta dhe këtu nuk kemi me akt juridik, por me akt emocional”, u shpreh analisti.

MARKETING