Gjykata Kushtetutese anulon vendimin për emërtimet e rrugëve në Tetovë, Arbër Ademi: Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa!

Gjykata Kushtetutese anulon vendimin për emërtimet e rrugëve në Tetovë, Arbër Ademi: Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa!

Vendimi i Gjykatës Kushtetutese, e cila shfuqizoi vendimin e Komunës së Tetovës nga viti 2007 për riemërtimin e një sërë rrugësh dhe hapësirash publike, ka ngjallur reagime në opinion. Sipas vendimit që ka marr sot Gjykata Kushtetuese, emërtimet shqiptare janë zëvendësuar me emërtimet të vjetra maqedonase, siç mund të ceket rasti i Sheshit Iliria duke u emërtuar në Marshall Tito. Në lidhje me këtë vendim skandaloz të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ku sipas tij Gjykata destabilizuese e Maqedonisë së Veriut anuloi emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, të miratuara që në vitin 2007, duke rikthyer emërtimet e vjetra. Ju pengojnë emrat si sheshi ILIRIA, DËSHMORËT E KOMBIT, DERVISH CARA, KONGRESI I MANASTIRIT.

Postimi i plotë i Arbër Ademit në vijim:

Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa.

Çdo ditë një vendim më shumë kundër të arriturave të pasvitit 2001. Sot, Gjykata destabilizuese e Maqedonisë së Veriut anuloi emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, të miratuara që në vitin 2007, duke rikthyer emërtimet e vjetra. Ju pengojnë emrat si sheshi ILIRIA, DËSHMORËT E KOMBIT, DERVISH CARA, KONGRESI I MANASTIRIT etj.

Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike. Pa asnjë arsye të logjikshme. Thjesht sepse munden.

E munden sepse kanë gjetur disa që për një kolltuk shesin gjithçka: historinë, dinjitetin dhe interesin kombëtar.

Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të sotëm. Le t’i gëzojnë tash përsëri emrat si Marshali Tito, se edhe ashtu poezi i kan kushtuar.

MARKETING