Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”

Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në emisionin e sotëm IMPAKT në TV Shenja, ka njoftuar se, kanë filluar aktivitetet për fillimin e projektit të ndërtimin të bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair. Ai tha se janë në koordinim me Komunën e Çairit, të cilët janë të obliguar të përgatisin dokumentacionin projektues dhe pret që projekti të jetë gati në muajin gusht.
“Unë do të isha i lumtur dhe i kënaqur që deri në fund të këtij viti kalendarik të fillojmë me aktivitetetet. Ndërkohë, me një pjesë të afaristëve veç më po bisedojmë për pjesën që do të duhet të largohet nga traseja. Bëhet fjalë për trasenë kur vozisni drejt Butelit në anën e djathtë të gjithë ato objekte që do të përfshijnë një pjesë të korsisë, përkatësisht korsitë për këmbësorë dhe biçikleta që të mund ta realizojmë dhe besoj se përfundimisht do ta zgjidhim këtë hap shumë më herët se mandati im katër vjeçar. Qytetarët nga njëra anë do të kenë korsi të sigurta për automjete, të gjithë pjesëmarrësit e trafikut do të jenë të sigurt kur qarkullojmë, nga ana tjetër nënat, fëmijët, kemi shkollë në atë pjesë, do të jenë të sigurt dhe nuk do të jenë të ekspozuar në situata të këtilla siç janë sot”, ka thënë Gjorgjievski. /SHENJA/

MARKETING