Gjermania hap dyert për 50 mijë punëtorë nga Ballkani, lehtësohen kriteret

Gjermania hap dyert për 50 mijë punëtorë nga Ballkani, lehtësohen kriteret

Në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregulla të reja lidhur me vizat për punëtorët e kualifikuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Këto rregulla e lejojnë, mundësojnë kërkimin e një pune për një vit, nëse plotësohen kriteret e caktuara.

Një element tjetër i vendimit që hyn sot në fuqi është zgjerimi i rregullores për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Ministria e Brendshme Gjermane. Sipas këtyre rregullave, punëtorët nga Shqipëria Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia mund të shkojnë në Gjermani për një kohë ta pacaktuar shumë herë më lehtë. Numri i shtetasve që do të kenë një mundësi të tillë është deri në 50,000 personash çdo vit, që është dyfishi i numrit aktual. Rregullat e reja, për kërkimin e punës, aplikohen për ata që kanë të paktën dy vjet përvojë pune ose diplomë universitare. Gjithashtu, është e nevojshme njohja e gjuhës gjermane ose angleze. Aplikanti mund të hyjë në Gjermani dhe të kërkojë punë për një vit, duke e bërë kështu që të mos jetë më e nevojshme të paraqesë një kontrate me një kompani gjermane para se të lejohet hyrja në Gjermani për të punuar. Siç është njoftuar, rregullat e reja janë vendosur me qëllim për të reduktuar burokracinë dhe për të shkurtuar procedurat, pasi Gjermania ka qëllim të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani.

MARKETING