Gjermania argëtohet në startin e Botërorit, 7 gola ndaj Curacaos
Gjermania e ka nisur me fitore të thellë Botërorin. Panzerat mundën 7-1 Curacaon, në ndeshjen e luajtur në NRG Stadium. Nmecha zhbllokoi llogaritë në minutën e gjashtë, ndërsa Comencia barazoi shifrat. Në pjesën e parë, Schlotterbeck dhe Havertz “tundën rrjetën” për skuadrën e Nagelsmann.
Në pjesën e dytë, Musiala, Brown dhe Undav thelluan shifrat. Spikati Havertz me tjetër gol.
Gjermania do përballet me Bregun e Fildishtë në ndeshjen tjetër.

