Gjatë vitit 2024, në Maqedoninë e Veriut 72.337 persona ishin shfrytëzues të mbrojtjes sociale

Në vitin 2024, 72 337 persona kanë qenë shfrytëzues të mbrojtjes sociale, njofton Enti i Statistikave, raporton SHENJA.
MARKETING
Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e mitur, pjesëmarrje më të madhe, prej 46.7%, kanë shërbimet e punës sociale.
Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e rritur, pjesëmarrje më të madhe, prej 84.3%, kanë shërbimet e mbrojtjes sociale.
Gjatë vitit 2024, 38 627 kryefamiljarë (numër i ekonomive familjare) janë shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale.
Shfrytëzues të mbrojtjes sociale, 2024 janë 14 678 të mitur dhe 57 659 të rritur