Gazetari Abdylvehab Ejupi e konfirmon se trupat e KFOR-it turk do të transferohen në veri

Gazetari shkupjan, Abdylvehab Ejupi, i cili punon në TRT World, ka shkruar se trupat ruke të KFOR-it, përveç që do të transferohen në veri, do të ketë edhe trupa shtesë nga njësitet speciale të ushtrisë.
“Trupa e ushtrisë turke të KFOR-it përveç që do të transferohen për të mbajtur rendin e qetësinë në veri, ditëve në vazhdim, nga Turqia do të dërgohen edhe trupa shtesë nga njesitet speciale të ushtrisë.
Nesër në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan në Ankara, mes dhjetëra krerëve të shteteve nga e gjithë bota, pritet të participojnë edhe Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, ku mund të ketë edhe takim ndërmjetësim mes palëve”, ka shkruar Abdylvehab Ejupi, raporton SHENJA.

MARKETING