Gashi për ndryshimin e Kushtetutës: Çështja duhet të zgjidhet sa më shpejt, por jo në llogari të cenimit të identitetit të maqedonasve

Gashi për ndryshimin e Kushtetutës: Çështja duhet të zgjidhet sa më shpejt, por jo në llogari të cenimit të identitetit të maqedonasve

Në pyetjen nëse ka marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës, kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi është përgjigjur se kjo është një çështje e ndjeshme, veçanërisht për maqedonasit.

Ai për Telma tha se çështja e ndryshimeve kushtetuese duhet të zgjidhet sa më parë, por jo në llogari të marrëdhënieve ndëretnike.

“Pasi u fillua të flitet për propozimin francez, pati protesta sidomos te maqedonasit si bashkësi etnike në vend. Ndoshta një pjesë e votave që shkuan për VMRO-DPMNE-në ishin pikërisht për qëndrimin e rezervuar për ndryshimet kushtetuese. Fatmirësisht shumica e qytetarëve dhe partive politike jemi të gjithë për integrimin e vendit në BE dhe që ai të ndodhë sa më shpejt. Tani çfarë ka vënë në programin e VMRO-DPMNE-së saj, duhet të ulemi dhe të diskutojmë”.

“Pas zgjedhjeve në Bullgari, pas zgjedhjeve në PE, sepse propozimi francez erdhi nga Brukseli, duhet të kemi të gjithë elementët në mozaik që të mund ta zgjidhim këtë çështje djegëse. Duhet ta zgjidhim sa më shpejt, por jo në kurriz apo shkatërrim të identitetit kulturor e gjuhësor të maqedonasve dhe nuk mund të prishim marrëdhëniet ndëretnike. Duhet të punojmë për një kohezion më të madh në mes të komuniteteve në shtet”, tha Gashi.

MARKETING