FSSH: 237 kërkesa për tentativën e katërt, pestë, dhe gjashtë për in vitro në vitin e parë pas ndryshimeve ligjore

FSSH: 237 kërkesa për tentativën e katërt, pestë, dhe gjashtë për in vitro në vitin e parë pas ndryshimeve ligjore

Një vit pas rritjes së numrit të përpjekjeve për fekondim të asistuar biomjekësor (IVF) të mbuluara nga Fondi, të dhënat tregojnë se qindra familje kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

MARKETING

Description of image

Sipas Fondit të Sigurimit Shëndetësor, nga 7 gushti 2025 deri më 20 gusht 2026 janë shqyrtuar 1,883 kërkesa për IVF. Prej tyre, 237 kanë qenë për përpjekjen e katërt, të pestë ose të gjashtë.

Nga këto, 216 kërkesa janë për përpjekjen e katërt, 17 për të pestën dhe 4 për të gjashtën. Në total, këto përbëjnë 12.6 për qind të kërkesave të shqyrtuara.

Ndryshimet ligjore, përveç rritjes së numrit të përpjekjeve nga tre në gjashtë, kanë sjellë edhe lehtësime procedurale, përfshirë dorëzimin elektronik të njoftimit për të drejtën e miratuar dhe zgjatjen e afatit për kundërshtim nga 8 në 15 ditë.

Për procedurat IVF të realizuara në tetë institucione shëndetësore me marrëveshje me Fondin, gjatë vitit 2025 janë paguar mbi 97.3 milionë denarë.

MARKETING