Flick drejt rinovimit me Barcelonën deri në vitin 2028
Barcelona ka disa çështje kontratash për të zgjidhur përpara hapjes të afatit kalimtar së verës, dhe një prej tyre lidhet me trajnerin Hansi Flick.
Marrëveshja aktuale e teknikut gjerman skadon në vitin 2027, por ekziston dëshira që ai të bindet për të qëndruar në “Camp Nou” edhe të paktën për një sezon shtesë.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tashmë ka planifikuar bisedime me Flick, të cilat pritet të zhvillohen pas përfundimit të sezonit.
Megjithatë, sipas raportimeve, ekziston një marrëveshje verbale që ai të rinovojë deri në vitin 2028, ndonëse asgjë nuk do të firmoset pa u mbyllur angazhimet sportive të skuadrës.
Flick dhe agjenti i tij, Pini Zahavi, gëzojnë një marrëdhënie shumë të afërt me Laportën, si edhe me drejtorin sportiv Deco, për këtë arsye, pritet që negociatat të ecin pa pengesa, ndërsa klubi katalanas synon të përfshijë edhe një klauzolë shtesë në kontratë, që do t’i lejonte Flick të qëndronte deri në verën e vitit 2029.
Kjo klauzolë do të aktivizohej nëse Barcelona arrin objektiva të caktuara gjatë sezonit 2027/28.
Për shembull, në rast se skuadra fiton sërish La Ligën, kontrata e trajnerit do të zgjatej automatikisht edhe për 12 muaj të tjerë.
Që prej mbërritjes së tij në verën e vitit 2024 si zëvendësues i Xavi Hernandez, Flick ka sjellë një frymë të re në skuadër.
Barcelona është në rrugën e duhur për të siguruar tituj radhazi në La Liga dhe, megjithëse ende nuk ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, shenjat janë premtuese për ta realizuar këtë objektiv në të ardhmen e afërt.
Qëndrimi i tij deri të paktën në vitin 2028 pritet të pritet shumë pozitivisht nga tifozët, të cilët janë bindur nga puna e trajnerit gjerman dhe presin që skuadra të vazhdojë të përmirësohet nën drejtimin e tij.

