Fitore e ‘artë’ në transfertë, Totenham del nga ‘zona e ftohtë’
Totenhami doli nga zona e rënies në Premier League pas fitores 1-2 ndaj Aston Vilës, duke regjistruar për herë të parë këtë sezon dy fitore radhazi në kampionat që nga dy javët e para.
Pavarësisht humbjes, Aston Vila ruan një avantazh prej gjashtë pikësh në garën për një vend në pesëshen e parë.
Kjo mund të rezultojë një mbrëmje vendimtare për skuadrën e Roberto De Zerbit, pasi “Spurs”-at kaluan rivalët e Uest Hemit në renditje, falë golave të Gallagher dhe Riçarlison. Interesant është fakti se shtatë nga tetë fitoret e fundit të Totenhamit në Premier League kanë ardhur në transfertë.
Në duelin e radhës skuadra e De Zerbit do të presë Lidsin ndërsa Uest Hemi përballet me Arsenalin.

