Fisnik Asllani në garë për në ekipin e sezonit, këtu mund ta ndihmoni me vota yllin e Kosovës
Fisnik Asllani po tregon formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Bundesliga me fanellën e Hoffenheim.
Ylli i Kosovës ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë në Bundesliga, derisa ka një gol dhe një asistim në Kupën e Gjermanisë.
Falë paraqitjeve fantastike, Asllani është në mesin e futbollistëve nga Bundesliga për t’u përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit.
EASports ka publikuar linkun ku mund të votoni për ekipin e sezonit në elitën e futbollit gjerman, derisa vetëm Asllani është në listë nga futbollistët shqiptarë.
Këtu klikoni për të votuar Fisnik Asllanin.
Momentin që futeni në link, vendosni formacionin që dëshironi dhe pastaj e përfshini yllin kosovar në ekipin e juaj të sezonit.
Sigurisht që pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij, ai meriton votat e gjithë tifozëve shqiptarë për ta bërë tandem me Harry Kane në formacionin e sezonit.

