Firma turke e mbrojtjes ROKETSAN synon t’i japë fund varësisë nga jashtë me zgjidhje vendase

Firma turke e mbrojtjes ROKETSAN synon t’i japë fund varësisë nga jashtë me zgjidhje vendase

Kompania turke e mbrojtjes ROKETSAN synon të zhvillojë municione të drejtuara të prodhuara në vend për të fuqizuar platformat vendase, ndërsa integrimi i raketës kundër anijeve Atmaca, të zhvilluar në vend, në fregata dhe korveta të tjera vendase ka eliminuar varësinë nga furnizuesit e huaj në këtë fushë, raporton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Drejtori i Përgjithshëm i ROKETSAN-it, Murat Ikinci, foli për zhvillimet e fundit në margjinat festivalit të mbrojtjes detare “TEKNOFEST Atdheu Blu”.

Ngjarja katërditore e mbrojtjes detare në Turqi nisi të enjten për të prezantuar kapacitetet e ndryshme detare të vendit, teknologjitë nënujore dhe industrinë e mbrojtjes, si dhe për të zhvilluar gara për inxhinierët e rinj.

Anadolu është partneri global i komunikimit i aktivitetit, ku ekspozohen një gamë e gjerë produktesh dhe teknologjish, nga platformat e ndryshme të Marinës Turke deri te sistemet pa ekuipazh dhe nga avionët te sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore.

Ikinci tha se silura e rëndë Akya e ROKETSAN-it i ka siguruar flotës së nëndetëseve turke fuqi goditëse pa u varur nga furnizuesit e huaj.

Ai vuri në dukje se kompania ka integruar gjithashtu sistemin Akata në nëndetëse, duke u mundësuar atyre të lëshojnë raketa lundruese Atmaca.

Ikinci tha se integrimi i raketave Siper dhe Hisar në sistemin kombëtar të lëshimit vertikal MIDLAS është përfunduar tashmë.

“Ndërkohë, testimet dhe provat e sistemit të raketave për mbrojtje ajrore nga afër Levent janë duke u zhvilluar dhe presim një sukses të madh në eksport, veçanërisht në rajonin e Gjirit, në mes të luftës Iran-Izrael”, tha ai.

“Të gjitha këto përpjekje për marinën tonë jo vetëm që reduktojnë dhe eliminojnë varësinë e Turqisë nga jashtë, por krijojnë edhe një burim alternativ në këtë fushë për vendet aleate”, shtoi ai.

Ikinci tha se integrimi i raketave të drejtuara në mjete të blinduara sipërfaqësore pa ekuipazh është kyç për rritjen e kapaciteteve të tyre, ndërsa raketat Cirit, Sungur, Cakir dhe L-UMTAS të ROKETSAN-it shërbejnë si shumëfishues të fuqisë për Marinën Turke.

MARKETING