Filipçe: VMRO-DPMNE dhe BDI kanë marrëveshje për bllokimin e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se, sipas informacioneve që pretendon se i ka siguruar partia e tij, ekziston një marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për bllokimin e punës së Kuvendit, me qëllim krijimin e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Filipçe tha se informacionet për një skenar të tillë i kanë marrë gjatë ditëve të fundit, duke pretenduar se përmes ndërhyrjeve procedurale të grupit parlamentar të BDI-së mund të shkaktohet një bllokadë institucionale që më pas do të përdorej si arsyetim për shkuarjen në zgjedhje.
“Ekziston marrëveshje mes grupit të organizuar kriminal të VMRO-së dhe BDI-së, që me ndërhyrje procedurale nga grupi parlamentar i BDI-së të bllokohet puna e Kuvendit dhe kjo të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Filipçe.
Ai nuk dha detaje shtesë për bazën e këtyre pretendimeve dhe nuk saktësoi se kur, sipas tij, mund të fillojë një bllokadë e mundshme e Kuvendit.
Pretendimet e liderit të LSDM-së vijnë në një periudhë kur debati për zgjedhje të parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të skenës

