Filipçe: Shembja e Vuçiqit po rrëzon ‘oktapodin kriminal’ në Ballkan dhe do të godasë lidhjet e tij me Mickoskin

Filipçe: Shembja e Vuçiqit po rrëzon ‘oktapodin kriminal’ në Ballkan dhe do të godasë lidhjet e tij me Mickoskin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas rënies së Aleksandar Vuçiqit dhe se do të ketë zgjidhje për të gjitha lidhjet kriminale me Hristijan Mickoskin.

MARKETING

Shik.mk

Ai shtoi se Vuçiq ishte mentori dhe komandanti i Hristijan Mickoskit, dhe modeli i tij i qeverisjes u kopjua në Maqedoni përmes lidhjeve të biznesit, politikës dhe medias.

“Praktikisht, OBRM-PDUKM është një parti më e vogël, shtojcë e partisë së tyre simotër SNS nga Serbia. Aleksandar Vuçiq ishte mentori i tij, komandanti i tij, ai që i dha Hristijan Mickoskit udhëzime se si të funksiononte këtu, në vendin tonë. Dhe atë sistem, për fat të keq, ai e zbatoi shumë mirë në vendin tonë”, theksoi Filipçe.

Filipçe theksoi se mesazhet e tij për ngjarjet në Serbi lidhen me ndryshimet demokratike në rajon dhe dobësimin e rrjetit kriminal që mban pushtetin e Mickoskit, pas së cilës vjen koha për përgjegjësi.

“A po festojmë zgjedhjet e dikujt tjetër? Jo. Po festojmë mbërritjen e valës demokratike këtu në rajon. Sepse ato lidhje biznesi, politike dhe mediatike të Aleksandar Vuçiqit dhe deri pak kohë më parë të Viktor Orbanit, janë lidhjet që ushqejnë regjimin tonë këtu të Hristijan Mickoskit. Ata na mbajnë në një gjendje të robëruar, errësirë mediatike dhe një regjim të fortë të korruptuar. Tani, kjo po i vjen gradualisht fundi”, tha Filipçe.

Filipçe gjithashtu theksoi edhe futjen e “Alta Banka”-s dhe zgjerimin e mediave serbe në vend si pjesë e të njëjtit rrjet ndikimi. Ai shtoi se ndarja e opozitës është një pjesë tjetër e modelit të qeverisjes së marrë nga Vuçiq.

MARKETING