Fidan: Situata në Siri nuk mund të shpjegohet përmes ndërhyrjeve të jashtme

Fidan: Situata në Siri nuk mund të shpjegohet përmes ndërhyrjeve të jashtme

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha se zhvillimet e fundit në Siri nuk mund të shpjegohen me ndërhyrje të jashtme dhe se situata është rezultat i problemeve të pazgjidhura në 13 vitet e fundit, raporton Anadolu.

“Zhvillimet e fundit tregojnë edhe një herë se regjimi sirian duhet të pajtohet me popullin e tij dhe opozitën legjitime”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij iranian Abbas Araghchi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Türkiye.

Ai shtoi se Ankaraja nuk dëshiron të shohë përshkallëzim të mëtejshëm në luftën civile të Sirisë, e cila ka vazhduar që nga viti 2011.

Përleshjet shpërthyen më 27 nëntor midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në periferinë perëndimor të Halepit në veri të Sirisë, duke shënuar një ripërshkallëzim të luftimeve pas një periudhe qetësie relative.

MARKETING