FFM dënon ashpër sulmin ndaj presidentit Sejdini

FFM dënon ashpër sulmin ndaj presidentit Sejdini

Federata e Futbollit të Maqedonisë e ka dënuar ashpër sulmin ndaj presidentit Muamed Sejdini, i cili mbrëmë u sulmua fizikisht në parkingun e një restoranti në Shkup. Sipas Federatës ky akt dhune është i papranueshëm dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vlerave të futbollit, sportit dhe demokracisë në përgjithësi. Federata e Futbollit të Maqedonisë thekson se nuk do të lejojë që dhuna të bëhet mj për ndikim apo për zgjidhjen e çfadëro sfide.

“Ne theksojmë qartë dhe pa mëdyshje se Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk do të lejojë që dhuna të bëhet mjet për ndikim apo për zgjidhjen e çfarëdo sfide. Zgjedhja e udhëheqësve në FFM zhvillohet ekskluzivisht përmes procedurave ligjore dhe demokratike, me votat e delegatëve, e jo përmes kërcënimeve dhe dhunës. Ata që përpiqen të prishin këtë proces përmes forcës duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre tashmë janë identifikuar dhe se ne po bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë për të ndriçuar plotësisht këtë incident”, thuhet nw reagimin e FFM-sw. Federata i bwn thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjitha organeve kompetente, që të marrin masa urgjente dhe ta hetojnë rastin deri në fund, në mënyrë që autorët të dalin përpara drejtësisë.  Për këtë incident FFM i ka informuar edhe drejtuesit e UEFA-s dhe FIFA-s. /SHENJA/

MARKETING