Fëmija i parë i lindur në vitin 2023 është djalë
Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup në ora 00:01 ka lindur foshnja e parë në vitin 2023. Foshnja është e gjinisë mashkullore, peshon 3720 gram dhe është e gjatë 51 centimetra, informojnë nga Instituti Shëndetësor Publik Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë Shkup.
Nëna e foshnjës është Stojanka Panajotova 22-vjeçare nga fshati Sokolarci i Koçanit dhe është fëmija i saj i parë.