Fatmir Bytyqi paralajmëron masa për kompanitë që shfrytëzojnë energji të subvencionuar dhe nuk kanë ulur çmimet e produkteve

Fatmir Bytyqi paralajmëron masa për kompanitë që shfrytëzojnë energji të subvencionuar dhe nuk kanë ulur çmimet e produkteve

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zbritjen e çmimeve, pas subvencionimit të energjisë elektrike nga ana e shtetit, u shpreh se fatkeqësisht niveli i spekulimit për të pas ndonjë përfitim është gjithmonë në vendin tonë.

“Çmimet janë rritë në masën spekulative nga ata të cilët i tregtojnë pa pasur bazë. Sepse thënia se rritja e energjisë elektrike ndikon në çmimin final në masën që ata e thonin dhe i rritën çmimet del jo e vërtetë. Dhe, kjo është për mua spekulim”, tha Bytyqi.

Ai u pyet se si do të ndalohet kjo, ndërsa tha se një prej mënyrave është me Ligjin për tatimin e solidaritetit i cili dje ka kaluar në seancë plenare.

“Me këtë të gjithë ata të cilët kanë ekstra fitim do të kenë tatim prej 30% për ekstra fitimin që e kanë krijuar”, u shpreh Bytyqi.

Bytyqi tha se këto mjete do të shfrytëzohen për t’ju shkuar në ndihmë qytetarëve nëpërmjet mjeteve antikrizë.

“Të gjithë ata që kanë marrë subvencionim të energjisë elektrike prej shtetit, me çmim të privilegjuar, në kalkulimet  e fundit po i shohim se sa i kanë ulur çmimet, të gjithë ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë ne jemi të gatshëm jo vetëm t’ju ndërprejmë energjinë elektrike por edhe të shohim se cilat do të jenë masat”, tha Bytyqi. /SHENJA/

 

MARKETING