Fatjon Jusufi: Ndaj Pobedës, pikët të ngelin në Strugë

Fatjon Jusufi: Ndaj Pobedës, pikët të ngelin në Strugë

Struga Trim Lum sot do të pret Pobedën e Prilepit për duelin e xhiros së 27-të në elitën e futbollit vendor.

Nga tabori i liderëve, për këtë ndeshje ka folur Fatjon Jusufi.

“Ndeshja e javës së kaluar kundër Skopjes, dëshmoi se nuk ka ndeshje të lehta dhe kjo po dëshmohet javë pas jave në këtë kampionat. Respektojmë të gjithë kundërshtarët njëjtë, pavarësisht pozitës në tabelë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për kundërshtarin e rradhës, Pobedën, ndaj së cilës skuadër shpresoj të jemi në nivelin e duhur. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë pa dyshim se pikët do të ngelin në Strugë”, ka thënë Fatjon Jusufi.

MARKETING