F1, Verstapen fiton në Austri

F1, Verstapen fiton në Austri

Maks Verstapen dominon dhe fiton në Çmimin e Madh të Austrisë në Spielberg, të zhvilluar në kuadër të raundit të dhjetë të kampionatit në Formula 1. Duke e nisur garën me një fillim agresiv me Leklerk, holandezi ia doli që të triumfonte dhe të merrte një tjetër sukses për vitin 2023 në garat e Formula 1, duke u “arratisur” drejt titullit të tretë kampion. I dyti pas Verstapenit, u rendit Ferrari i Çarls Leklerk, ndërsa podium u plotësua nga piloti tjetër i Red Bullit, Serhio Perez. Në vend të katërt u rendit Sainc, ndërsa pas tij ishin Norris, Alonso, Hamilton dhe Rasëll.

MARKETING