Exhevit Kadri shkruan historinë – nga spitali “8 Shtatori” emërohet profesori i parë në “Shën Kirili dhe Metodi”!

Exhevit Kadri shkruan historinë – nga spitali “8 Shtatori” emërohet profesori i parë në “Shën Kirili dhe Metodi”!

Mjeku i njohur shqiptar nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, Exhevit Kadri, i cili për një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Shkup, është emëruar profesor i kirurgjisë abdominale në Fakultetin e Mjekësise pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” .

Kështu sot në mbëledhjen e mbajtur ne dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, këshilli mësimor – shkencor miratoi propozimin për dhënien e thirrjes shkencore docent (profesor i asociuar) i lëndëve kirurgji dhe kirurgji abdominale mjekut Exhevit Kadri. Nga 124 profesorë të pranishëm, anëtarë të këshillit mësimor – shkencor, u votua unanimisht nga të gjithë 124 që Exhevit të marrë titullin e merituar.

Vlen të theksohet fakti se me emërimin e dr. Exhevit Kadri profesor – do të shënohet në histori në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori “(Ish Spitali Ushtarak) sepse ai bëhet profesori i parë i kirurgjisë që nga themelimi i tij në vitin 1970 deri më sot.

Dr. Exhevit Kadri ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, Specializimin e kirurgjisë të përgjithshme, subspecializimin e kirurgjisë abdominale dhe studimet e doktoraturës në po të njejtin Universitetin ku edhe emërohet si Docent. Një pjesë të specializimit ka kryer ne Hamburg (Gjermani), Stamboll (Turqi), Athinë (Greqi) dhe Verona (Itali).

Që nga viti 2020 ka qenë i angazhuar asistent i Lëndës së Kirurgjisë. Është i punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Kadri në shoqëri njihet si mjeku i cili nuk heziton për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në çfarëdo kohe.

MARKETING