Është iniciuar procedurë disiplinore ndaj Prokurorit të lartë publik të Shkupit dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori

Është iniciuar procedurë disiplinore ndaj Prokurorit të lartë publik të Shkupit dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik miratoi vendim për inicimin e procedurës disiplinore kundër Prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së lartë pubike Shkup dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori.

Procedura është inicuar për shkelje të renda disiplinore, duke përfshirë parregullsi në verifikimin e lëndëve dhe punë joprofesionale në disa raste.

Procedura e dytë disiplinore është iniciuar kundër një prokurori publik nga Prokuroria e Lartë në Shkup Shkup për shkak të punës joprofesionale dhe të pakujdesshme në 4 raste në të cilat ka tërhequr ankesë apo aktakuzë, si dhe kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup para se cilit është referuar dhe me pëlqimin e tij janë tre vendime nga lëndët e theksuara”, tha Prokuroria.

Prokurori i lartë publik i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup tashmë është shkarkuar nga detyra për shkak të procedurës penale që po zhvillohet kundër tij. Ai do të shkarkohet nga detyra dhe prokurori tjetër publik aktualisht është në procedurë kundër tij.

Në dhjetor të vitit 2022, Mustafa Hajrullahi u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup. Ai u suspendua nga detyra vitin e kaluar për shkak të kallëzimit penal të ngritur kundër tij nga Prokurori Publik i Republikës./

 

MARKETING