Erdoğan: Türkiye ka përfunduar zgjedhjet lokale në “mënyrën që i ka hije demokracisë sonë”

Erdoğan: Türkiye ka përfunduar zgjedhjet lokale në “mënyrën që i ka hije demokracisë sonë”

Çaste më parë Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të tij.

Erdoğan mes tjerash ka deklaruar se vendi i tij ka përfunduar zgjedhjet lokale në “mënyrën që i ka hije demokracisë sonë”.

Ndryshe në Türkiye u mbajtën zgjedhjet lokale, ndërsa votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe vazhdojë deri në orën 16:00 në 32 provinca lindore të vendit. Në provincat e mbetura, qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe u mbyllen në orën 17:00.

Krahas krerëve të 81 provincave, do të zgjidhen 973 kryetarë të rretheve dhe 390 kryetarë bashkie së bashku me 50.336 muhtarë, si dhe anëtarët e asambleve të përgjithshme provinciale dhe të këshillave bashkiakë.

MARKETING