Irani pretendon se ka rrëzuar dy dronë amerikanë zbulimi mbi ishullin Keshm
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha të enjten se ka rrëzuar dy dronë zbulues amerikanë të tipit MQM-170 mbi ishullin Keshm në Ngushticën e Hormuzit, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu.
Në dy deklarata të ndara, IRGC-ja tha se Forcat e saj Hapësinore Ajrore kanë përdorur sisteme të avancuara të luftës elektronike për të çaktivizuar dronët mbi ishull, duke e çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të dronëve MQM-170 që pretendon se ka rrëzuar.
Në deklarata nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth incidenteve.
Irani më parë ka pretenduar se ka rrëzuar katër dronë amerikanë të tipit MQM-170 në zonën e Ngushticës së Hormuzit gjatë konfliktit në vazhdim.
Incidentet e fundit ndodhën në një kohë të tensioneve ushtarake mes Teheranit dhe Washingtonit, pas ofensivës amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt.

