Egnatia bën historinë, shpallet kampione e Shqipërisë për herë të tretë radhazi

Egnatia bën historinë, shpallet kampione e Shqipërisë për herë të tretë radhazi

Egnatia ka vazhduar dominimin në futbollin shqiptar, duke u kurorëzuar kampione e Shqipërisë për sezonin 2025/26 dhe duke fituar titullin e tretë radhazi në histori.

Skuadra nga Rrogozhina siguroi trofeun pas triumfit 2:0 ndaj Dinamos në finalen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Heroi i mbrëmjes ishte Alessandro Albanese, i cili realizoi dy golat që vulosën suksesin e kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të fazës “Final 4”, Elbasani mposhti Vllazninë me rezultat 2:1, por fitorja nuk mjaftoi për ta rrëmbyer titullin, pasi Egnatia ruajti avantazhin falë bilancit më të mirë në përballjet direkte.
Me këtë sukses, Egnatia konfirmon statusin si skuadra më dominuese e viteve të fundit në futbollin shqiptar, duke ngritur sërish trofeun e kampionit dhe duke shkruar një tjetër kapitull historik për klubin nga Rrogozhina.

MARKETING