Edhe pa shënuar, Ronaldo vendos rekordin historik në Europian
Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord historik në Euro 2024 teksa me asistimin e bërë në golin e tretë të Portugalisë ndaj Turqisë është bërë lojtari me më së shumti asistime që prej se ekziston kjo garë (1968), me tetë sosh.
Të martën, Ronaldo ishte bërë lojtari i parë që paraqitet në gjashtë edicione të Kampionatit Evropian, teksa e kishte nisur nga minuta e parë ndaj Republikës Çeke.
Ronaldo së bashku me Patrik Schick të Çekisë ishin golashënuesit më të mirë në Euro 202 me nga pesë gola të shënuar.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka 130 gola të shënuar në 208 ndeshje për Portugalinë, që prej se bëri debutimin e tij si 18-vjeçar nën urdhrat e trajnerit brazilian Luiz Felipe Scolari në gusht të vitit 2003.
39-vjeçari do të ketë mundësinë që t’i zgjerojë më tutje rekordet e tij personale kur Portugalia do të përballet me Gjeorgjinë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Portugalia tashmë e ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira si lider i Grupit F.