Edhe këtë vit asnjë Universitet nga Maqedonia e Veriut në listën e Shangait

Edhe këtë vit asnjë Universitet nga Maqedonia e Veriut në listën e Shangait

Organizata “Shanghai Ranking Consultancy” e ka publikuar listën e universiteteve më të mira në botë për vitin 2024, e njohur si Lista e Shangait.

Në vendin e parë përsëri është Universiteti i Harvardit. Në vendin e dytë është Universiteti i Stenfordit, ndërsa në vendin e tretë është Instituti për Teknologji “ Masaçusets (MIT)”.

Edhe këtë vit në Listën e Shangait nuk ka asnjë Universitet nga Maqedonia e Veriut.

Nga rajoni, Universiteti i Beogradit u gjend në pozitën mes 401 dhe 500, gjegjësishtë ka shënuar rënie për shkak se vitin e kaluar ka qenë mes 301-400.

Në pozitën mes 401 dhe 500 u gjend Universiteti i Zagrebit, ndërsa Universiteti i Lubjanës  mes 501-600.

Në këtë listë nuk ka asnjë nga Universitetet e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Kosovës. /SHENJA/

MARKETING