E pazakontë: Bora zbardh majën e Pelisterit në mes të korrikut
Sot në malin Baba, në majen e Pelisterit (2.601 m.l.m) ka rënë borë, informuan nga IP Parku nacional “Pelister”.
Nga institucioni publik konfirmuan se moti i ndryshueshëm dhe temperatura e ulët, reshjet e shiut i shndërruan në borë, me çka siç thonë, pelisteri si mbret i maleve në Maqedoni të Veriut edhe më tej është i paparashikuehsëm dhe i fuqishëm.
Fotografia është e të punësuarve nga pika e Radiodifuzerit nacional në maje të Pelisterit, cekën nga IP PN “Pelister”-Manastir.
Përndryshe në Manastir dje në orën 17 u matën 26 gradë Celsius, ndërsa sot në të njejtën kohë, në orën 17 është matur temperaturë me vetëm 12 gradë Celsius dhe temperatura e ajrit është në rënie.

