Donacion i pajisjeve mjekësore në Spitalin Gjinekologjik në Çair

Donacion i pajisjeve mjekësore në Spitalin Gjinekologjik në Çair

Në Spitalin Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair sot u realizua një donacion i pajisjeve medicinale. Nga Komuna Çair thonë se bëhet fjalë për diçka të çmueshme që do t’i përmirësojë kushtet për pacientet.

MARKETING

Description of image

“Donacioni përfshin 10 karrige laboratorike për marrjen e gjakut, të cilat do të shërbejnë në lehtësimin dhe efikasitetin e procedurave të përditshme mjekësore”, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të komunës Çair.

Në pranim dorëzimin e donacionit, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtoresha e spitalit, Pranvera Izairi, drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, si dhe deputetja Merita Koxhaxhiku.

Kryetari shprehu falënderim të veçantë për kompaninë “Marmaris” dhe përfaqësuesin e saj, Jusuf Aliu.

“Ky donacion përbën një shembull domethënës të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të rolit që sektori privat mund të ketë në forcimin e shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve”, theksohet në kumtesën e Komunës Çair.

MARKETING