Djegia e Sallës Universale, lirohen tre personat e arrestuar

Djegia e Sallës Universale, lirohen tre personat e arrestuar

Personat e arrestuar një ditë më parë, që dyshohej se kishin lidhje me zjarrin në Sallën Univerzale, janë liruar sepse në këtë fazë nuk ka bazë për ndalimin e tyre të mëtutjeshme. Kështu kanë bërë me dije sot nga Prokuroria Themelore Publike. Në njoftimin e tyre, gjithashtu thonë se Prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve do të bëjnë ekzpertizë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria Themelore Publike

“Pasi lokacioni u sigurua dhe u krijuan kushtet e nevojshme, ekipet e ekspertizës me Prokurorin Publik të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, sot e filluan ekspertizën në objektin e Sallës Universale, ku dje u shkaktua zjarr. Lokacioni do të jetë detajisht i kontrolluar që të sigurohen të gjitha provat e nevojshme për vërtetimin e shkaqeve të shkaktimit të zjarrit”.

Deri në këto momente sipas Prokuroris nuk mund të thuhet se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri, por këtë sipas tyre do ta vërtetoj ekspertiza, pasi të grumbullohen të gjitha provat. /SHENJA/

MARKETING