Dita botërore e veshkave: Presioni i ngritur i gjakut dhe diabeti – shkaqet më të shpeshta për sëmundjen e veshkave

Dita botërore e veshkave: Presioni i ngritur i gjakut dhe diabeti – shkaqet më të shpeshta për sëmundjen e veshkave

 Dita botërore e veshkave e cila këtë vit shënohet nën moton “Veshka të shëndosha për të gjithë – Të përgatitemi për të papriturën, t’i mbrojmë mët ë ndjeshmit”, u shënua sot në organizim të Institucionit publik shëndetësor, Klim]nikës universitare për nefrologji – Shkup.

Dita botërore e veshkave shënohet tradicionalisht çdo vit duke filluar prej vitit 2006, nën moto të ndryshme, duke i aksentuar problemet më të rëndësishme me të cilat përballen pacientët me sëmundjue të veshkave, por edhe propozime për preventivën e tyre.

Drejroresha e Klinikës për nefrologji, Irena Rambabova Bushljetiq tha se gjatë disa viteve të kaluara pamë se ngjarjet e mëdha, siç ishte pandemia me Kovid-19, kanë ndikim të madh ndaj pacientëve me sëmundje të veshkave dhe sa është me rëndësi të kemi sistem të ekipuar shëndetësor.

Ajo kumtoi se në vend, numri i pacientëve të cilët kanë nevojë për trajtim kronik të hemodializës lëvizë mes 1.300 dhe 1.600 pacientë.

“Të dhënat statistikore prej vitit 2021 tregojnë se tek ne ka rreth 1.390 pacientë në hemodializë. Numri i pacientëve me veshkë të transplantuar është 250 pacientë. Është me rëndësi se viti 2021 është vit me numër më të madh të transplantimeve të kryera nga dhuruesi i vdekur – 16, në kushte të funksionjimit të sistemit shëndetësor gjatë pandemisë së Kovid-19”, tha Rambabova Bushljetiq.

Në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2022 janë bërë gjithsej 62 transplantime të veshkave, prej të cilave në 30 raste veshkat janë marrë nga dhuruesi i vdekur.

“Lista e pritjes për transplantim të veshkës lëvizë prej 130 deri 160 pacientë, numri është i ndryshueshëm prë shkak se vazhdimisht bëhet ripërtëritje e hulumtimeve të pranuesve potencial të veshkave”, informoi drejtoresha e Klinikës për nefrologji.

Bashkëshortja e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska, theksoi se është i domosdoshëm informimi me kohë, preventiva dhe diagnostifikimi i hershëm, e më pas edhe trajtimi adekuat i sëmundjeve të veshkave.

Zonja e parë informoi se sëmundjet jongjitëse, të cilat përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, kancerin. hipertensionin, sëmundjet kronike të mushkërive dhe sëmundjet e veshkave, janë të njohura si shkaqet kryesore për vdekje në mbarë botën, posaçërisht në vendet në zhvillim, por edhe në rastin me sëmundjet kronike të veshkave, situata nuk është aspak më ndryshe.

Bashkëpunëtori shkencor, dr. Irfan Ahmeti, kryetar i Shoqatës shkencore për obezite- OBEM, theksoi se nevojitet të zbulohet dhe menaxhohet me kohë diabeti.

MARKETING